Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën mes fshatrave Shirokë dhe Sopij të Suharekës.
Personi i cili humbi jetën është Enver Kolgeci.
Kryetar i Lidhjes Demokratike në Therandë, Ardian Shala ka shprehur ngushëllime për familjen e tij.
“Sot këtë mëngjes morëm lajmin e trishtë, ku miku, shoku e bashkëpunëtori ynë Enver Kolgeci nuk është më në mesin tonë duke na lënë përgjithmonë. Shpreh pikëllimin e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes së Enverit, miqëve e bashkëpunëtorëve !Kjo humbje e shpejtë, për ne është tejet e rëndë dhe e pazavendësueshme për njeriun që dha kontribut të çmuar në interesin e përgjithshëm dhe familjar. Pusho në paqe miku ynë Enver!”, shkroi Shala në Facebook, përcjell Arbresh.info
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën mes fshatrave Shirokë dhe Sopij të Suharekës.
Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se viktima ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit por që nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve.
“Me datë 24.04.2025, rreth orës 21:26 përmes linjës emergjente policia ka marr njoftim se në mes të fshatit Shirok dhe Sopij në Suharekë ka ndodhur një vetaksident. Policia ka informuar emergjencën dhe patrulla menjëherë ka dal në vendngjarje. I lënduari E.K. nga Sopija fillimisht është dërguar në emergjencën e Suharekës por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Rreth orës 23:00 nga spitali është informuar se i lënduari ka vdekur. Hetuesit e trafikut kanë dal në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim.
LEXO EDHE:
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit