
moti
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve të vikendit do të na shoqërojë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Po sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 11-13 gradë Celsius.
“Shtypja atmosferike do të jetë e lartë mbi vlerat e normales (diku 1035 milibarë), gjë që do të krijohen kushte që java e parë e nëntorit të jetë me temperatura më të larta se kjo javë që po e lëmë. Në orët e hershme të ditës do të ketë kushte për mjegull, e cila, vende-vende do të mbetet për intervale më të gjata kohore. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan