Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur temperaturat që do të mbretërojnë nesër në vendin tonë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër në vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditës, raporton lajmi.net.
Sipas IHMK-së, Gjakova, Prizreni dhe Peja do të jenë qytetet me temperaturën më të lartë ndërkaq Mitrovica, Podujeva dhe Ferizaj do të jenë me temperaturën më të ulët në vend.
Më poshtë ju sjellim tabelën e IHMK-së.

Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...