Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë i vdekur nga COVID-19.
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe janë regjistruar 10 raste të reja pozitive me koronavirus.
Aktualisht në vendin tonë janë 431 raste aktive me COVID-19.
Njoftimi i plotë nga MSH:
01 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 64 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.221 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.041 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.605 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 806 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.514.
Në total numri i rasteve aktive është 431./arbresh.info/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...