Pasaporta e Kosovës është një dokument identifikimi dhe udhëtimi qe u lëshohet qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Kompetenca për lëshimin e pasaportave i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në një përgjigje për “Indeksonline”, Ministria e cila udhëhiqet nga Skender Hyseni ka treguar se aplikimet për pasaporta biometrike prej 1 janarit të 2017-ës e deri më 11 prill të këtij viti janë gjithsejtë 44 mijë e 253 aplikues.
Po ashtu ky dikaster qeveritar ka treguar se sa janë edhe pagesat për aplikimin e pasaportës biometrike. Madje, janë disa persona të cilët lirohen nga pagesa siç parashihet edhe me ligjin.Nr.108/2016.
“• Lirohen nga pagesat me rastin e pajisjes me Pasaporte personat me aftësi te kufizuar të kategorizuara sipas ligjit përkatës në fuqi. Për më shumë rreth këtyre pagesave, ju lutem, shikoni “Vendim për caktim te tarifave” Nr. 108/2016.• Invalidët e luftës, veteranet, pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, familjaret e dëshmoreve lirohen nga pagesat. • Pagesa për pasaportë për persona mbi 18 vjet është – 30 euro.• Pagesa për pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare është – 20 euro.• Pagesa për pasaportë për pensionistet – 15 euro”, thuhet në fund të përgjigjes së kësaj Ministrie.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...