Gjatë dy ditëve të ardhshme, në Kosovë pritet të mbaj mot i ndryshueshëm.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK) të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa të shtunën do të jetë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.
“Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, ndërsa dita e shtune parashihet me mot pjesërisht të vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së./arbresh.info/
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...