Kandidati i pavaruar për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka marrë shumicën e votave.
Burime brenda shtabit zgjedhor të Jasharit i kanë thënë “Gazeta Blic” se sipas rezultateve të deritanishme ky kandidat i pavarur ka arritur t’i marrë rreth 90 për qind të votave.
“z. Jashari ka marrë shumicën e votave, janë rreth 90 për qind të votave për të. Pas pak ai do të dalë para qytetarëve të Skenderajt dhe do të jap më shumë detaje rreth rezultatit”, ka thënë ky burim.
Për të udhëhequr këtë komunë garuan edhe tre kandidatë nga tri subjekte të ndryshme politike, Musa Dervishaj nga AKR, Isa Fejzullahu nga LDK dhe Hysni Mehan nga VV.
Sipas KQZ-së në Skenderaj nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës të gjithë qytetarët.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...