Përqindja e vogël e grave që posedojnë pronë po konsiderohet faktor negativ në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie konsideron që situata e tanishme në çështjen e të drejtave të grave në pronë po rrezikon të ardhmen ekonomike të vendit.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës që kosovaret të jenë në gjendje të marrin pjesë në ekonomi në baza të njëjta si burrat. Dhe nëse nuk mund të trashëgoni ose keni problemi në trashëgiminë e pronës nga prindërit tuaj, ose keni vështirësi në regjistrimin e pronës në Komunë nuk mund të merrni pjesë plotësisht në ekonominë e Kosovës”, tha Delawie.
Ai megjithatë tha se investimi i bërë nga Ambasada Amerikane në këtë çështje nuk është krejtësisht pa rezultat.
“Po shohim rezultate reale. A është gjithçka për mrekulli? Ende jo, por do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje”, tha Delawie.
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...