Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth therjes së avokatit që ka ndodhur paraditen e së premtes në zyrën e viktimës në Qendër të Prishtinës.
Bëhet fjalë për avokatin, Arlind Jupolli.
Sipas Policisë, dyshimet e para janë ngritur se version i hetimit është se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që i dyshuari kishte me viktimën në zyrën e tij në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Policia ka njoftuar se sulmuesi fillimisht e ka goditur avokatin me shufër hekuri e më pas e ka therur me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“I dyshuari është identifikuar dhe policia po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tij”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i PK-së Agron Borovci.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në viktimën të cilit i është ofruar ndihma mjekësore nga ana e mjekeve në terren dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejme”, thotë më tej Policia.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...