Numri i madh dhe mos përputhjet e numrit të fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta dhe veçanërisht rezultati i ngushtë mes Shpend Ahmetit të VV’së dhe Arban Abrashit të LDK’së në Prishtinë, ka quar PZAP’në që ta pranojë kërkesën e LDK’së për rinumërim të kutive të votimit të kryeqytetit.
“PZAP vlerëson se këto të dhëna me parregullsitë e theksuara më lart, do të kenë ndikim në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, andaj më qellim të eliminimit të çdo dyshimi dhe për të ruajtur besimin dhe transparencën në procesin zgjedhor PZAP-i, urdhëron KQZ’në, që në të gjitha vendvotimet e cekura në pjesën e I të diapozitivit të këtij vendimi të rivlerëson dhe rinumëron fletëvotimet e pavlefshme, fletëvotimet e përdorura nga votuesit por të paplotësuara (të zbrazëta), të cilat kanë qenë në kutin e votimit dhe të rinumërohen të gjitha fletëvotimet e rregullta në të gjitha Qendra e Votimit në Komunën e Prishtinës”, thuhet në arsyetimin e PZAP’it për rinumërim.

ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...