Një person është vrarë në orët e mbrëmjes në Hajvali të Prishtinës.
Sipas raportimeve nga gjuajtja me armë zjarri ka mbetur i vdekur Muhamet Matoshi.
Vdekjen e tij për Arbresh.info e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, tha Syla.
Ndërsa policia e Kosovës derisa ka konfirmuar vrasjen, kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet.
“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.
Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkojë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, tha zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti./Arbresh.info/
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri