Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për ndryshime të motit gjatë ditës së sotme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku temperatura më e lartë do të jetë 18 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihet të shoqërohen me riga të dobëta dhe lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të ketë luhatje por vlerat e saj mbeten mbi normalen. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...