Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në një seancë të rregullt plenare, në të cilën pritet të shqyrtojë disa projektligje, ndër to atë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015 si dhe për Sigurimet, e po ashtu të zgjidhet edhe auditori i përgjithshëm i Republikës së Kosovës.
Pas pikëve të rëndomta: Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, dhe Koha për pyetje parlamentare, Kuvendi pritet të zgjedhë e auditorit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës, pastaj do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për Sigurimet, ndërsa për herë të Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovë.
Për herë të dytë Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, atë për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, si dhe për Tatimin në të Ardhurat Personale.
Me kërkesën e deputetes Albulena Haxhiu, e mbështetur nga 5 deputetë nënshkrues, do të zhvillohet debat parlamentar lidhur me veprimtarin e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës.
Mbledhja fillon në orën dhjetë.
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...
Zyrtare/ Drita transferon Kemehlo Nguena
43 ditë pas zgjedhjeve, KQZ sonte i certifikon rezultatet e ...
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...