Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 nga ana Qeverisë.
Debati mbi gjendjen me coronavirus mbahet në kohën kur vendi po vazhdon të përballet me shtim të rasteve me sëmundjen infektive, si pasojë e së cilës nga e premtja e kaluar janë ndërmarrë masa të reja rigoroze që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve dhe punën e gastronomisë.
Vendi ynë gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 688 raste pozitive, 11 viktima dhe 236 të shëruar, ndërkohë që numri i rasteve aktive është 11,431 dhe janë gjithsej 833 viktima që nga shpërthimi i epidemisë në mesin e muajit mars./te;egrafi/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron