Kuvendi i Kosovës, nesër vazhdon me seancën e radhës.
Deputetët, do të shqyrtojnë Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FATCA.
Gjithashtu në rend të ditës së seancës së nesërme të Kuvendit është edhe emërimi i anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. Parashihet edhe zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim, si dhe emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Deputetët do të shqyrtojnë edhe propozimin e GP të PDK-së dhe GP të LDK-së për caktimin e deputetit, Blerim Shala, në delegacionin e Qeverisë së Kosovës për bisedime me Serbinë.
Mbledhja, sipas paralajmërimit, do të nisë në orën dhjetë.
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor