Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës pikë e rendit të ditës është edhe krijimi i Tribunalin Ndërkombëtarë për gjenocidin serb në Kosovë.
E në fillim të kësaj seance u propozua që të krijohet një komisionin i cili do ta ketë për bazë tekstin për Tribunalin që u është propozuar.
Këtë e ka propozuar deputeti i PSD-së, Faton Topalli, shkruan arbresh.info.
“Mendojmë që kjo i tejkalon suazat e një partie prandaj jemi të interesuar që të kemi konsensus për këtë çështje. Propozimi konkret i imi është që Kuvendi i Kosovës të krijoj një komision parlamentar i cili pastaj do ta ketë për bazë këtë tekst, ti harmonizojmë qëndrimet dhe pastaj bashkërisht të ulemi dhe ta harmonizojmë një tekst që do të miratohet me shumicën në kuvend”, ka thënë Topalli.
E ky propozim ka marrë votat pro të 62 deputetët të Kuvendit të Kosovës./Arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...