Asambleja e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), me votim njëzëri ka konfirmuar vendimin për avancim të statusit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga vëzhgues në anëtar i asocuar.
Vendimi u mor gjatë Sesionit të 47-të APF-së mbajtur dje në Kigali, Ruanda, shkruan arbresh.info.
Pas këtij vendimi, Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit në APF, përveç pjesëmarrjes dhe të drejtës së fjalës do të gëzojë edhe të drejtë vote në miratimin e dokumenteve të kësaj Asambleje, sikur edhe anëtarët e tjerë, si dhe një varg të drejtash të tjera të rezervuara për anëtarë të asocuar.
Ndërsa ngritja e statusit të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të kontribuojë në zhvillimin e projekteve të reja të bashkëpunimit me institucionet, partnerët, vendet, parlamentet dhe qeveritë e anëtarëve të Frankofonisë.
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë Asamble përbëhet nga deputeti Dimal Basha, udhëheqës i Delegacionit të Përhershëm ë Kuvendit të Republikës së Kosovës në APF, si dhe deputetët Ariana Musliu Shoshi dhe Fridon Lala, anëtarë të delegacionit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...