Kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës, Baki Imeri, ka ftuar për nesër, të mërkurën, mbledhje urgjente të Kuvendit që e drejton.
Sipas ftesës, arsye është ndërtimi i murit mbi Ibër.
Në krye të ftesës shkruan “Republika e Kosovës – Komuna e Mitrovicës së Jugut”, “Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Jugut”, dhe vazhdon teksti i ftesës:
Në zbatim të nenit 44, paragrafët: 1, 2 dhe 6, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 6, paragrafi 2, dhe nenit 7, të Udhëzimit Administrativ të MAPL-së Nr. 02/2015 Për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 32, paragrafi 3, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; respektivisht nenit 12, paragrafët: 1, 2, 4 dhe 14, të Rregullores Komunale për punën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës; Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, me kërkesë të anëtarëve të Kuvendit Nr. 02-031-90711 dt. 12.12.2016 për thirrje të mbledhjes së jashtëzakonshme (urgjente) të Kuvendit të Komunës, për të mërkurën më dt. 14.12.2016:
T H Ë R R E T
Mbledhjen urgjente të Kuvendit të Komunës
Seanca e 38
Mbledhja do të ketë këtë:
REND DITE:
1.Situata politike dhe e sigurisë pas ndërtimit të murit matanë urës së Ibrit
Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 11:00”, ndërsa nënshkruhet nga kryesuesi i Kuvendit, Bislim Imeri.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...