Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur sot mbledhjen e dytë urgjente për këtë vit, ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i projekt buxhetit të Komunës së Malishevës, 2025-2027, me theks të veçantë buxheti për vitin 2025, i propozuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Pas diskutimeve, projekt-buxheti u miratua me 16 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.
“Gjatë prezantimit, Kastrati theksoi se buxheti i parashikuar për vitin 2025 është 21,499,545.01 euro, një rritje prej mbi 1.7 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar. Ai shtoi se ky buxhet do të ndikojë në përfundimin e projekteve të nisura më parë, përfshirë projektin “Malisheva Urbane,” për të cilin qytetarët kanë shprehur mbështetjen e tyre dhe që do të ndikoj drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të komunës sonë”, thuhet në njoftim.
Në njoftim theksohet se ndër investimet kapitale të përfshira është edhe një projekt i propozuar nga qytetarët përmes programit “Buxhetimi me pjesëmarrje”, i mbështetur nga USAID.
“Pas diskutimeve, projekt-buxheti u miratua me 16 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. Ndër investimet kapitale të përfshira është edhe një projekt i propozuar nga qytetarët përmes programit “Buxhetimi me pjesëmarrje”, i mbështetur nga USAID. Ky projekt do të financojë ndërtimin e fushës sportive për shkollën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë”, thuhet tutje në njoftim./rtk
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...