Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar sot amendamentin kushtetues nr. 26, duke e bërë kështu pjesë të aktit më të lartë juridik të vendit Konventën e Stambollit, e cila ka të bëjë me parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
“Me 93 vota për përfshi këtu edhe 17 vota të deputetëve që nuk janë shumicë, me zero vota kundër dhe zero abstenim miratohet unanimisht amandamenti nr. 26 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Osmani, shkruan arbresh.info.
Osmani tutje tha se ky votim meriton një duartrokitje, ndërsa shtoi se ndryshimet e kushtetutës hyn në fuqi menjëherë pas miratimit të tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës në përputhje me nenin 124, paragrafin katër të kushtetutës./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/posts/3522228797842187
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...