Kuvendi i Kosovës i ka miratuar me 63 vota për, në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin e Buxhetit për vitin 2023.
Ky vendim parasheh që koeficienti për pagat të jetë 105 euro, i cili ishte edhe propozim i Qeverisë së Kosovës.
Pagat e muajit shkurt, tashmë do të dalin duke u bazuar në Ligjin e ri të Pagave.
Kjo çështje krijoi debate e përplasje të shumta në mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka propozuar që koeficienti i pagave të jetë 120 euro kurse Partia Demokratike 132.
Pakënaqësi për këtë ligj ka pasur në shumë sektorë, madje 18 ankesa janë deponuar te Avokati i Popullit.
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë