Ka dështuar miratimi i katër marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit.
Në momentin e shqyrtimit të marrëveshjeve, në sallën plenare ishin vetëm 64 deputetë, teksa vetëm 60 prej tyre merrnin pjesë në votim.
Kuvendi dështoi të miratojë edhe disa projektligje që ishin në rend të ditës.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në mungesë të kuorumit, e përfundoi seancën e kuvendit.
Seanca e radhës e Kuvendit pritet të mbahet në javën e tretë muajit janar të vitit 2023.
Ndryshe, edhe dje, nuk kishte kuorum për t’u votuar Projektligji për Strategjinë e Energjisë./arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...