Gjashtëdhjetegjashtë deputetë të legjislaturës aktuale vlerësohet se janë pasivë në ushtrimin e funksionit të tyre, të cilët asnjëherë deri më sot nuk kanë shtruar pyetje parlamentare. Ka shumë të tillë që nuk po marrin pjesë as në punimet e Kuvendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës më shumë se gjysma e tyre, përkatësisht 66 ligjvënës, për gati një vit asnjëherë nuk i kanë shtruar pyetje parlamentare kabinetit qeveritar. Kështu kanë deklaruar për gazetën “Zëri” monitoruesit e punës së Kuvendit, duke shtuar se është një numër shumë i madh i deputetëve që nuk po marrin pjesë as në punimet e institucionit ku janë zgjedhur me votat e qytetarëve.
Kuvendi i Kosovës tash e disa muaj po përballet me mungesë të kuorumit, në votimet e projektligjeve në rend të ditës, ndonëse në listat e pjesëmarrjes në seancë figuron emri i deputetëve, por që këta të fundit largohen nga salla pa përfunduar seanca.
Kjo papërgjegjësi e këtyre politikanëve ndodh derisa të njëjtit marrin paga mujore prej rreth 2000 euro, para këto që nuk i marrin as për një vit pensionistët kosovarë.
Më së shumti mungesa në seanca, siç i kanë thënë “Zërit”, ka deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi, i pasuar nga Gani Dreshaj i AAK-së, Teuta Rugova e LDK-së, si dhe Faton Topalli dhe Fisnik Ismaili të PSD-së./Zëri/
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin