Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe anëtari i LDK-së, Skënder Hyseni, ka thënë se beson që marrëveshja e arritur me Malin e Zi për demarkim të kufirit duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, duke nënvizuar se idetë dhe bazat e argumentimit të komisionit të ri të formuar për këtë çështje janë të rrezikshme.
Në Zona B në Klan Kosova, ai ka deklaruar se ky komision dhe vetë kryeministri Ramush Haradinaj po luajnë me qytetarin e Kosovës, duke e lënë të izoluar, për shkak të një kauze të paqenë, ndjekja e së cilës mund ta hapë Kutinë e Pandorës.
“Ka shumë njerëz aktiv në politikën e Kosovës që e kanë nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, por siç duket kanë harruar çka kanë nënshkruar. Në kohën e negociatave, kishte variante të ndryshme për atë se cila datë duhej të merrej si bazë për vendosjen e kufirit tonë. Dhe me insistimin tonë, Marti Ahtisaari u bind që të merrej territori si më 31 dhjetor të vitit 1988”, deklaroi Hyseni.
Por, Hyseni ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta votojë ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, “nëse pozita i bën 61 vota”./Klankosova/
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?
“Për të gjithë ata që lehin nga shqipja në anglisht”, Rama: ...
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare