Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se ata që kanë votuar për shfuqizimin e Speciales, e më pas dolën zyrtarisht e thanë se nuk e kanë kuptuar çka kanë votuar, është dashur të kërkojnë falje.
Ajo në Interaktiv të KTV-së, tha se LDK bindshëm nuk e voton shfuqizimin e Speciales, dhe se partia e saj janë parti institucionaliste.
Osmani tha se personalisht është për t’iu bashkuar qytetarëve që e kundërshtojnë shfuqizimin e Speciales, duke lënë të kuptohet se edhe mund t’i bashkohet protestave paqësore.
“Nuk kam parë asnjë reagim aq aktiv si në natën e 22 dhjetorit. Të rinjtë janë të interesuar të dëgjohet zëri i tyre. Shpresoj që qytetarët të mos ndalen e të shfrytëzojnë çdo mjet demokratik, e të kërkojnë nga të gjithë deputetët të mos përkrahin një iniciativë të tillë”, tha ajo.
“LDK jemi parti institucionalizmi. Mendoj se nëse ligji për Specialen shfuqizohet, atëherë t’i bashkohemi qytetarëve”, ka thënë ajo duke mos anashkaluar as protesta e duke shtuar se duhet penguar ata që po i bëjnë dëm Kosovës.
Ajo ka thënë se Kushtetuesja do të mund ta rrëzonte ligjin për zhbërjen e Speciales
“Ekzistojnë mundësitë kushtetuese. Duhen 10 deputetë të nënshkruajnë ankesën e ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese. Këtë kanë të drejtë ta bëjnë brenda 8 ditësh”, tha ajo./Koha.net/
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...