Gjykata Kushtetuese më 23 dhjetor të vitit 2015 ka marrë vendim në lidhje me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe.
Kërkesa ishte për përputhshmërinë e parimeve të kësaj marrëveshje, e cila u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
Në vendimin e Kushtetueses thuhej që parimet e përgjithshme, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetueses, duke e bazuar këtë në nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.
“(Gjykata Kushtetuese) konstaton që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti që implementon Parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 [paragrafi 1, me Kapitullin II dhe III, duhet të plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44, me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre” , thuhet në vendimin e GJK-së./arbresh.info/
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...
Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...