Kërkesa që presidentja Atifete Jahjaga do t`i bëjë Gjykatës Kushtetuese për interpretim të marrëveshjes për Asociacionin, mund të zbusë tensionin, por nuk do të zhbllokojë punën e Parlamentit të Kosovës, kanë bërë të ditura burime të RTV Dukagjinit.
Si rezultat i barrikadimit të fuqishëm të opozitës, po kërkohet një formulë e përkohshme e uljes së tensioneve, në mënyrë që vendi t’i drejtohet zgjedhjeve të parakohshme kur te vije nevoja për zgjedhjen e presidentit të Republikës.
Shpërbërja e Kuvendit, qoftë edhe me marrëveshje politike për shkak të pamundësisë që të zgjedhet presidenti, është skenar shumë më i pranueshëm për shtetet që e mbështesin pavarësinë e Kosovës, sesa të shkohet në zgjedhje për shkak të bllokimit të parlamentit nga pakica, kanë bërë të ditur për RTV Dukagjinin burime ndërkombëtare.
Sipas të njëjtave burime, Gjykata Kushtetuese nuk ka gjasa që ta shpall marrëveshjen për Asociacionin si antikushtetuese, pasi që e njëjta derivon nga marrëveshja e parë e cila është ratifikuar në Kuvend dhe ka fuqi të njëjtë me kushtetutën.
Në disa raunde konsultimesh, që javën e kaluar kanë pasur me partitë politike, përfaqësues të shteteve që e mbështesin pavarësinë kanë shpjeguar se nuk bën që të shkohet në zgjedhje në këtë formë dhe se çfarëdo që të jetë zgjidhja ajo nuk duhet ta shpërblejë dhunën e përdorur në Parlament.
Por, pakënaqësi ndërkombëtare ka edhe me shumicën, sidomos me kryeministrin Isa Mustafa, për shkak të pamundësisë së tij që të ndërtojë konsensus dhe lëshimin e shpeshtë në deklarata fyese për opozitën.
“Travel and Tour World”: Berati, destinacioni i përsosur për...
Aksidentohet autobusi që transportonte nxënës, një viktimë d...
Prekëse: Prezantuesja e RTK-së nuk arriti t’i mbante lotët t...
Yll Limani sivjet nuk do të performojë në klube
“Vëllaznimi” reagon për incidentin gjatë ndeshje...
Edi flet për raportin e Dolces me Limin: Me e lëshu veten kë...