Gjykata Kushtetuese ka thënë se do të nxjerr vendim meritor sa i përket kërkesave të parashtruar rreth konstituimit të Kuvendit, pas vendimi të masës së përkohshme që përfundon më 8 gusht.
“Pas vendimit për vendosjen ex officio të masës së përkohshme, Gjykata do të nxjerr vendim meritor përkitazi me kërkesat e parashtruara rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në një përgjigje për Tëvë1 nga Kushtetuesja.
Gjykata Kushtetuese të enjten kishte nxjerr në vendim për masë të përkohshme për seancën konstituive, ku kishte vendosur që nëse Kuvendi nuk konstituohet sipas afatit të dhënë brenda 30 ditëve, pra deri më 26 korrik, deputetët nuk mund të marrin asnjë veprim deri më 8 gusht.
Ndërsa, sa i përket hapave pas 8 gushtit ka paqartësi mes komentimeve që deputetëve mund të merret mandati dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme .
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...