Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë reaguar me shqetësim të thellë lidhur me kushtet e rënda të punës në ambientet e Pallatit të Drejtësisë, konkretisht në Prokurorinë e Apelit dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, shkaktar i kësaj gjendjeje është mosfunksionimi i sistemit të ftohjes në objekt, çka, në kombinim me temperaturat ekstreme që kanë përfshirë vendin, ka bërë që temperatura brenda zyrave të arrijë mbi 35°C, duke e pamundësuar zhvillimin normal të punës dhe duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve.
KPK dhe ZKPSH u bëjnë thirrje Kryeprokurorëve të dy prokurorive që, brenda kompetencave të tyre, të marrin masa të menjëhershme, përfshirë edhe reduktimin e orarit të punës, derisa të përmirësohen kushtet e punës.
Në reagim theksohet se kërkesat për rregullimin e sistemit të ftohjes janë bërë vazhdimisht gjatë viteve të fundit, por nuk kanë marrë përgjigje, megjithëse objekti është nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucion që ka për detyrë mirëmbajtjen dhe funksionalitetin e tij.
Në fund të deklaratës, KPK dhe ZKPSH bëjnë një thirrje të qartë dhe të drejtpërdrejtë drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të ndërmarrë masa konkrete dhe urgjente për krijimin e kushteve elementare të punës, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe shëndetit të punonjësve të sistemit prokurorial./rtk
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë