Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala ka paralajmëruar se nëse kjo parti nuk udhëheq me Bujqësinë dhe Mirëqenien Sociale, atëherë ai personalisht, por edhe tjerë deputetë të Nismës nuk do ta votojnë as Kadri Veselin për kryetar Kuvendi, por as Ramush Haradinajn për kryeministër.
“Ne kemi bërë fushatë me këto premtime dhe unë jap përgjegjësi për votuesit e mi që kam marrë vota me këto premtime. Por, nuk besoj se kjo do të jetë e nevojshme sepse ne do të udhëheqim me këto dikastere”, ka thënë Shala në Interaktiv.
Ai ka thënë se përgjegjësia për votat në krijimin e institucioneve i takon më së shumti Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt, si parti më të mëdha në koalicion.
Deputeti i Nismës ka shtuar se ka diskutime që menjëherë pas zgjedhjes së Kryesisë së re të Kuvendit dhe kryetarit, të mblidhen për të thirrur seancë të njëjtën ditë ose të premten, ku do të votohet Qeveria.
Shala ka treguar se kjo parti do të funksionojë si grup i vetëm parlamentar pas seancës konstituive të Kuvendit.
“Ne kemi edhe numrin e nevojshëm të deputetëve dhe do ta paraqesim këtë kërkesë në Kuvend sepse pse të na marrë dikush kohën për pyetje dhe diskutim kur deputetët tanë mund ta kenë atë vetë si grup i vetëm parlamentar”, ka thënë Shala.
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin