Lëvizja Vetëvendosje do të ketë ndryshime në përbërjen e Grupit Parlamentar, pasi 16 deputetë janë emëruar në poste ministrore në Qeverinë “Kurti 3”. Si rrjedhojë, vendet e tyre në Kuvend do t’i marrin 16 kandidatët pasues nga lista zgjedhore e LVV-së.
LVV aktualisht ka 57 deputetë në Kuvend, dhe përbërja e Grupit Parlamentar pritet të plotësohet me anëtarët e rinj, të cilët do të marrin mandatin në ditët në vijim.
Mandatin pritet ta marrin:
Egzon Azemi, Fahrush Rexhepi, Bajram Mavriqi, Luan Aliu, Driton Hyseni, Enver Dugolli, Arijeta Rexhepi, Shqipe Isufi, Afërdita Hajrizi, Ejup Ahmeti, Avdullah Klinaku, Mytaher Haskuka, Bylbyl Sokoli, Ilir Qeriqi, Mimoza Shala dhe Agon Batusha.
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...