Biznesmeni Remzi Ejupi, ka folur për pezullimin e shitjes së hotelit “Grand” vite më parë duke e quajtur simbol të korrupsionit në qendër të Prishtinës tash e 16 vite, i cili sipas tij, është kthyer në një mjet mashtrimi nga politika e vendit.
Ai ka thënë se shitja e Grandit ka qenë plotësisht vendim i pushtetit në vitin 2006, dhe që nga atëherë nuk janë kthyer 8 milionë euro të cilat janë marrë për blerjen e këtij hoteli.
Biznesmeni ka treguar se shitja e Grandit është vendosur në Selanik, ku kanë marrë pjesë ish-ministri për Ekonomi dhe Financa, Ahmet Shala dhe deputeti Besim Beqaj, të cilët sipas Ejupit, kishin për qëllim që Grandin të mos i shitej atij apo Behgjet Pacollit.
Ejupi në “Komiteti” ka treguar se ka mbetur i mashtruar nga politika e atëhershme sepse nuk iu kanë kthyer as mjetet financiare e as nuk i është shitur Grandi.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...