Vajza që shihni në fotografi ishte viktima e parë e tërmetit katastrofik, që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm, duke lënë pas të paktën 27 të vdekur e qindra të plagosur, si dhe duke shkatërruar totalisht shumë ndërtesa.
Bëhet fjalë për 25-vjeçaren Kristi Reçi, studente e Mjekësisë, e cila u nxor dje e pajetë nga rrënojat.
25-vjeçarja ka vdekur nga tërmeti së bashku me familjarët e saj, vëllanë 22-vjeçar, dhe të dy prindërit.
Kristi ishte e afërme e djalit të kryeministrit Edi Rama, Greg Rama.
Ky i fundit ngushëlloi sot familjarët e të prekurve nga tërmeti, ndërsa tha se mes viktimave ishte dhe njeriu i tij i afërt, bashkë me familjarët.
“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja.
Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruante djali i Edi Ramës pa dhënë emra, por tashmë është mësuar se e afërme e tij ishte pikërisht 25-vjeçarja Kristi Reçi.

Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...