Klement Çupi, është identifikuar si një prej viktimave të tërmetit të fuqishëm që shkundi Shqipërinë, mëngjesin e 26 nëntorit. Çupi kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Anglia ku edhe punonte si taksist.
Media angleze “BanburyCake”, i ka kushtuar një artikull në të përditshmen e saj Çupit dhe familjarëve të tij, duke treguar edhe një episod mjaft të trishtë. Klementi ishte rikthyer në Shqipëri bashkë me të vëllain për të festuar fejesën e vëllait të tyre të vogël Nikolini.
Në tërmetin tragjik, humbën jetën Klementi, babai i tij Hajredini dhe nëna Lute Çupi. Ndërsa vëllai i tij Nikolini ka mundur që të shpëtojë dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve në spital./Sinjal.com

Sipas medias angleze, Klementi jetonte në qytetin e Oxfordit dhe kishte ardhur në këtë qytet në moshë mjaft të re si refugjat. Ai kreu studimet në qytetin e Oxfordit dhe për një kohë të gjatë punonte si menaxher në një Pub. Së fundmi Çupi kishte punuar si shofer taksie dhe gjithmonë është dalluar mes shokësh për zgjuarsinë dhe korrektësinë e tij.
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...