Kryeministri në largim, Isa Mustafa, njëherit edhe lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës vlerëson se përgjegjësinë për të gjetur zgjidhjen e kanë ata që e shkaktuan këtë gjendje, shkruan arbresh.info.
“Ata tani duhet të mendojnë dhe të veprojnë ndryshe, jo vetëm si me prishë, por si me ndërtua,” ka shkruar Mustafa.
Aty ka shtruar një varg çështjesh për të cilat kërkon të dijë se si do të vazhdohet më tutje siç janë liberalizimi i vizave, demarkacioni me Malin e Zi, dialogu me Serbinë, transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, forcimin e shtetit ligjor.
“Kush janë ata “të fortit” që marrin vendime “të mëdha”: Komandantët? Molotovët? Paqësorët?”
Deri tani, thotë se kanë marrë vendime të mëdha, por të gjitha këto vendime janë marrë me mbështetje të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të miqve evropian.
Më poshtë ju sjellim shkrimin e plotë të Mustafës në Facebook, pak orë para takimit konsultativ të partive politike, kur edhe pritet të dakordohen për datën e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit./arbresh.info/
https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/1425982907467942
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presid...
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin