Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, në deklarimin e saj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, lidhur me rregulloren e re të BQK-së ka thënë se komunikimi me aleatët po vazhdon, por se kjo është çështje e Kosovës.
“Komunikimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera vazhdon. Por konsideroj se është çështje e Kosovës dhe Kushtetutës. Në raport me ndonjë çështje përmbajtësore apo vlerash, askush nuk thotë se në Kosovë duhet të ekzistojnë dy valuta”, ka deklaruar ajo.
Kusari Lila ka thënë se rregullorja e re e BQK-së nuk ka pasur dallime në parim, por vetëm e ka bërë diferencën me afatin kohor të implementimit./rtk
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër