Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila me ftesën e Ambasadës Zvicerane në Kosovë dhe ambasadorit Jurg Sprecher, festoi Ditën Kombëtare të Zvicrës, një ditë para datës zyrtare të saj.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se Kosova dhe Zvicra kanë ndarë historinë, ndjejnë bashkë realitetin, dhe tashmë ndajmë edhe të ardhmen, shkruan Arbresh.info.
“Sonte, me ftesën e Ambasadës Zvicerane në Kosovë dhe ambasadorit Jurg Sprecher, festuam Ditën Kombëtare të Zvicrës, një ditë para datës zyrtare të saj!
Mes miqve, bashkëpunëtorëve, përfaqësuesve institucionalë dhe atyre diplomatikë në Kosovë, festuam jo vetëm ditën e Zvicrës, por edhe raportin e veçantë mes dy shteteve tona. Kosova dhe Zvicra kanë ndarë historinë, ndjejnë bashkë realitetin, dhe tashmë ndajmë edhe të ardhmen – me familje të ndara mes dy vendeve, me fëmijë që rriten në Zvicër e që e mbajnë Kosovën në zemër, dhe me prindër në Kosovë që ndihen të qetë sepse të dashurit e tyre janë në një vend që u jep siguri e mundësi.”, ka shkruar Kusari.
“Zvicra është bërë shtëpi e përhershme për shumë shqiptarë, por Kosova do të mbetet gjithmonë dera e hapur për Zvicrën – për bashkëpunim, miqësi dhe respekt të ndërsjellë. Sikurse thotë vetë populli zviceran: “Ndershmëria zgjat më gjatë.” Kjo mençuri e thjeshtë përçon forcën e një kombi që i qëndron besnik idealeve të tij. Gëzuar festa, miq dhe familjarë zviceranë – dhe faleminderit për gjithçka që keni bërë për popullin tonë!”, ka shtuar mes të tjerash ai./Arbresh.info/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan