Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, njoftoi këtë të shtunë se ka vizituar ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili ndodhet në Hagë.
Gjatë kësaj vizite tha se ka takuar edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, te të cilët siç u shpreh ajo, ka parë vullnet, unitet dhe besim të palëkundur se nga kjo sfidë të gjithë do të dalin faqebardhë.
“Sot vizitova mikun dhe bashkëpunëtorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së”, shkroi Kusari-Lila në Facebook.
“Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë!”.
Tutje, ajo tha se sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë.
“Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë!”, përfundoi ai. /arbresh.info/
Zelensky emëron shefin e spiunazhit në krye të zyrës preside...
Përfundon numërimi i votave për deputetë
Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve, pasi Moska e akuzon ...
Burri vret gruan dhe më pas veten në Vlorë
I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci
Modriç për Mourinho: Nuk kursente askënd, kritikat e tij për...