Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në Kuvend
Përmes një statusi në Facebook, Kusari-Lila ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi kanë diskutuar hapur për zhvillimet e fundit dhe mundësitë konkrete për konstituimin e Kuvendit, duke u bazuar në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
“Të vetëdijshme se të gjithë deputetët kemi një obligim kushtetues për ta mundësuar funksionimin e institucioneve, u pajtuam që të angazhohemi me vullnet të mirë për ta tejkaluar këtë situatë dhe për të ecur përpara brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata”, ka shkruar ajo.
Sipas Kusari-Lilës, me bashkëpunim dhe përgjegjësi do të gjendet rruga për të dalë nga kjo situatë.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...