Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka marrë fjalën sot në seancën e Kuvendit.
Fillimisht ajo iu uroi shërim të shpejtë minatorëve të lënduar në minierën e Trepçës, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ajo tha se pika e rendit të ditës për të cilën është thirrur seanca sot, ka mundur të trajtohej në një seancë të rregullt.
“Shteti ynë ka hyrë në një rrugëtim të shpejtë dhe të drejtë për konsolidim të demokracisë dhe duhet vlerësuar angazhimin dhe mundin e të gjithëve për këtë proces. Përderisa tema që është kërkuar të trajtohet sot në një seancë të jashtëzakonshme, është e rëndësishme për të gjithë qytetarët, e njëjta do të mund të trajtohej si pikë e rregullt e një seance të rregullt të Kuvendit, ashtu siç do e donte rendi institucional”, deklaroi Kusari – Lila./Arbresh.info/
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...