Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila është shprehur se s’do të garojë personalisht në zgjedhjet e 12 tetorit.
Mirëpo, Kusari-Lila tha se si “Alternativë”, do të garojnë vetëm dhe shtoi se kjo nuk është çështje e keqkuptimit me VV-në.
“Unë jam deklaruar për pjesëmarrjen time personale në zgjedhjet lokale si Mimoza Kusari-Lila që kam garuar katër herë deri më tash për komunën e Gjakovës, nuk do të garojë në zgjedhjet e 12 tetorit personalisht. Si Alternativë, po, do të garojnë vetëm dhe kjo nuk është çështje e asnjë keqkuptimi me Lëvizjen Vetëvendosje, ka të bëjë me një diskutim që tash bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partinë Guxo zhvillohet qe një vit e gjysmë ose dy vite”, tha ajo në DPT te Fidani.
“Pas përfundimit të procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale të vitit 2021, si rrjedhojë e analizave të ndryshme që janë bërë edhe në qendrat e Lëvizjes, neve na është komunikuar që zgjedhjet e tjera duhet me fillu me i shiku, me hy, me garu vetëm në lista, nëse ka hapësirë të bashkëpunimit për kandidat nëpër komuna po, për arsye se ka pasur qoftë çështje të moskomunikimit apo mosmarrëveshjeve të ndryshme. Por, ne e kemi pashmangshëm që duhet hapsirën me ia lënë partisë më të madhe që ata e kanë dashur për vete, që është krejtësisht legjitime”, u shpreh tutje Kusari-Lila.
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...