Ministrja në detyrë e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka përshëndetur përfundimin e mandatit të ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Përmes një postimi, Kusari-Lila ka thënë se Angılı i ka shërbyer për më shumë se tri vjet vendit të tij me përkushtim, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Ajo e ka vlerësuar ambasadorin turk për profesionalizmin, qetësinë dhe angazhimin e tij në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke përmendur edhe bashkëpunimin për vizitën e Ministrit të Tregtisë së Turqisë në Kosovë, Dr. Ömer Bolat.
Kusari-Lila ka theksuar se Kosova dhe Turqia kanë lidhje të thella historike, kulturore dhe njerëzore, ndërsa ka uruar Angılın për shëndet, suksese dhe mbarësi në vazhdimin e karrierës së tij diplomatike në Ankara.
“Ambasadorin Angılı nuk e përcjellim vetëm si një diplomat dhe bashkëpunëtor institucional të çmuar, por edhe si një mik të Kosovës”, ka shkruar Kusari-Lila./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...