Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë sot ka folur edhe për dialogun dhe marrëveshjen e arritur me Serbinë.
Ajo tha se qasja e Serbisë ndaj Kosovës tashmë është e njohur, duke iu referuar deklaratës së presidentit të Serbisë, i cili tha se nuk e mbështetet anëtarësimin e Kosovës në OKB, për të cilën ka reaguar kryeministri Kurti.
“Komunikimi me Serbinë dihet si ka qenë, deklarimet e Vuçiqit nuk janë të reja. Kemi pasë vazhdimisht deklarata e shkelje të marrëveshjeve nga ana e tyre”.
Kusari-Lila tha se në këtë fazë të procesit të dialogut, qasja e Kosovës është që të nxirret maksimumi nga hapësira e ngushtë, e cila është krijuar ndër vite në procesin e dialogut. Ajo përmendi edhe çka mendojnë se do të përfitohet me nënshkrimin e kësaj marrëveshje.
“Ajo çka për neve është shumë e rëndësishme, e cila fatkeqësisht është kompromentuar në proceset e mëhershme është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, njohja nga shtetet mosnjohëse, rritja e mirëqenies, ngritja e volumit ekonomik të Kosovës”.

Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...