Kandidatja për deputete nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila ka shprehur ngushëllimet e saj familjes Gashi dhe Potoku për vdekjen e tre anëtarëve të familjes në aksidentin në komunën Skenderajit.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo u uroi shërim të shpejtë policëve të lënduar, shkruan Arbresh.info.
“Lajm i trishtë humbja e tri jetëve në aksidentin e mbrëmshëm të trafikut në komunën Skenderajit. Ngushëllimet më të thella për familjen Gashi nga Peja dhe familjes Potoku nga Mitrovica, për humbjen e anëtarëve të familjes. Në këto momente të vështirë për ta, lutem të gjejnë forcë për të përballuar këtë dhimbje të rëndë! Shërim të shpejtë policëve të lënduar në këtë aksident trafiku!”, ka shkruar Kusari-Lila./Arbresh.info/
Ndryshe, tre persona kanë humbur jetën të dielën si pasojë e një aksidenti në fshatin Çubrel të Skenderajt.
Në aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë e policisë, me ç‘rast katër zyrtarë policor pësuan lëndime.
Lidhur me rastin, është ndaluar për 48 orë njëri nga zyrtarët policor të përfshirë në aksident./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar në rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë
“Fitore historike”, Ambasada e ShBA’së uron Kosovën për ndes...
Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet i...
Murati: Të hënën miratohet shpërblimi prej 500 mijë eurosh p...
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...