Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka nisur sot ditën në Klinikën e Onkologjisë, ku po i kryen seancat e rrezatimit.
Me anë të një videomesazhi të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, Kusari-Lila u ka dhënë kurajo të gjithë personave të prekur me kancer të gjirit duke u kërkuar që të mos i humbin shpresat dhe të mos dorëzohen.
“Në disa ditë e fundit, kështu fillon dita ime në seancën e rrezatimit në klinikën e Onkologjisë pranë QKUK-së. Ky proces nuk ndikon asgjë në mbarëvajtjen e punës sime apo në dinamikën e ditës më tutje. Prandaj nga këtu dua t’ju jap kurajë, t’ju dërgoj forcë dhe shpresë të gjitha grave dhe burrave që janë të prekur nga sëmundja e kancerit apo që mund të identifikohen ndërkohë. Mos e humbni shpresën, mos u dorëzoni. Mbi të gjitha, kjo është vetme dhe një sfidë tjetër të clën bashkë do t’ia dalim”, ka thënë Kusari-Lila./Arbresh.info
Nottingham Forest shkarkon trajnerin e tretë këtë edicion
Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Kon...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e policit M...
Protesta të mëdha në Argjentinë kundër reformave të punës, p...
Kush janë 16 kandidatët që do t’i zëvendësojnë ministrat në ...
Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulë...