Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ekziston mundësia që masat anti-COVID të rishikohen.
Kusari-Lila ka thënë vendosja e disa masave më të ashpra kufizuese për hyrje në Kosovë lidhet me përvojën e hidhur të verës së kaluar.
“Verën e kaluar pasi hapëm kufijtë pati rritje enorme të infektimeve me coronavirus”, tha ajo.
Kusari Lila thotë se Omicron nuk është shumë agresiv si varianti paraprak delta dhe sipas saj ka hapësirë për rishikim të masës që prek lirinë e lëvizjes.
“Edhe nga diskutimi që kemi pasur në Grupin Parlamentar, besoj se ka hapësirë të rishikimit të kësaj mase në veçanti, për lëvizje të lirë duke konsideruar këtu edhe rekomandimin e OBSH-së për liri të lëvizjes”.
Deputetja e LVV-së thotë se qytetarët duhet të vaksinohen në mënyrë që të mos ketë imponime tjera.
“Edhe institucionet edhe mekanizmat tjerë institucional duhet të punojnë më tepër brenda territorit të Kosovës për të kontrolluar sa janë persona e vaksinuar në mënyrë që të mos vendosen imponime tjera që vendosin të gjithë qytetarët në një kategori”, deklaroi tutje Mimoza Kusari-Lila në RTV Dukagjini .
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media