Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj tre personave të dyshuar për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor 2024.
Kusari-Lila tha se shpejtësia e reagimeve dhe gatishmëria e opozitës për të ngritur hipoteza të rreme, duke aluduar se sulmi mund të ishte kryer nga vetë Qeveria për të zhvendosur vëmendjen nga çështjet e brendshme, ka qenë arsyeja kryesore e bllokimit dhe (mos)konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan Arbresh.info
“Shpejtësia me të cilën shumë përfaqësues të opozitës së deritanishme u deklaruan vitin e kaluar për sulmin terrorist në Ibër–Lepenc, si dhe lehtësia me të cilën nxirrnin konkluzione e ngrinin hipoteza të rreme se krejt kjo mund të ishte veprim i Qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga çështjet e brendshme, është arsyeja kryesore pse në Kosovë patëm situatën e (mos)konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Sipas opozitës së deritanishme, edhe një sulm terrorist mund të relativizohet, për sa kohë që ata gjejnë një mënyrë për të sulmuar Qeverinë dhe Kryeministrin Kurti. Kjo sjellje, kjo qasje, duhet të marrë përgjigjen përfundimtare me 28 dhjetor. Shteti ynë ka nevojë për siguri, seriozitet dhe mbi të gjitha konsistencë në forcimin e rendit dhe ritmin e zhvillimit”, shtoi Kusari-Lila./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...