Komuna e Gjakovës sot mbajti një debat publik para qytetarëve dhe shoqërisë civile rreth zbatimit të masave dhe progresin e punës kundër korrupsionit në institucionet komunale, siç parashihet edhe me Planin për Integritet të hartuar nga Komuna në bashkëpunim me UNDP në shkurt të vitit 2015.
Në këtë debat që u organizua nga UNDP u fol për hartimin e projektit final të Planit të Veprimit për Transparencë Komunale dhe të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Transparencë në Komunën e Gjakovës, të cilët do të prezantohen për miratim në Kuvendin e Komunës.
Sipas kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, komuna të cilën e udhëheq ajo, ka arritur të zbusë situatën duke luftuar ashpër korrupsionin. Ajo ka prezantuar në detaje punën dhe aktivitetin që ka zhvilluar komuna në fushën e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit.
“Ne e kemi përgatitur një prezantim mbi të arriturat, natyrisht prej aksioneve konkrete të cilat janë zbatuar dhe që janë derivat i drejtpërdrejt i planit të integritetit. Në fakt në fjalë tingëllon mirë, por duhet ditur se ky plan ka substancë, ky plan e ka vulën e Komunës së Gjakovës me asistencën e UNDP, kemi qenë bashkë, me drejtorët, në përgatitjen e këtij plani. Pra, është diçka që e kemi ndjerë si pjesë e planit të punës tonë dhe jo si diçka qe ne duhet dhe e kemi obligim ligjorë, por se e konsiderojmë si të domosdoshme, edhe pse është një rrugë e gjatë për ta bërë deri në një sistem i cili funksion siç është më së miri për qytetarët e saj, këto janë përpjekje të domosdoshme të cilat duhet të ndërmerren”, tha Kusari-Lila.
Në mes tjerash ka shtuar se “Plani i Integritetit përmban masat për rritjen e transparencës dhe minimizimin e rreziqeve të korrupsionit në kuadër të komunës.
Shqipe Neziri Vela, menaxhere e projektit Anti Korrupsion në UNDP , theksoi që në kuadër të këtij projekti Komuna e Gjakovës ka hartuar Planin e Integritetit bashkë me grupin punues dhe njëkohësisht është edhe përgjegjëse të raportojë para qytetarëve çdo gjashtë muaj për punën dhe progresin në fushën e transparencës komunale.
Ky projekt është hartuar nga UNDP dhe përfaqësuesja e kësaj organizate tha se që nga 2014, kur komuna e Gjakovës ka filluar bashkëpunimin me UNDP, është vërejtur bashkëpunim dhe transparencë të plotë.
Ndryshe, në këtë debat u tha se Komuna e Gjakovës prin për transparencë dhe llogaridhënie në luftën e ashpër kundër korrupsionit
Juventusi synon të përfitojë edhe 20 milionë euro nga dy bra...
Përshkallëzimi i protestave në Iran, një shtetas kanadez i v...
Krerët e shtetit bashkë me William Walker vizitojnë Hazbi Ka...
Vjedhen laptop, Ipad e mjete pune në institucione arsimore –...
Hoti: Nëse lidershipi i LDK-së nuk merr përgjegjësinë që i t...
Gjilan: Arrestohet zyrtari i bibliotekës, mori rroga mbi 19 ...