U.d. e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka komentuar përplasjet e kryeministrit Albin Kurti me deputetët e opozitës.
Ajo ka thënë se kishte shkelje të procedurave dhe mënyrës se si kryetari i Komisionit kishte vepruar derisa erdhi tek procesi i votimit.
Kusari Lila thotë se opozita nuk po mund të pajtohet me reformat, që sipas saj po i sjell VV-ja.
“E kemi parë se partitë politike nuk e kishin kundërshtuar rezultatin e 14 shkurtit. Por tani po e shohim se ata nuk po e pranojnë rezultatin si përmbajtje. Ata nuk po mund të pajtohen që nuk kanë më pushtet dhe se po vijnë reformat. E pamë se si reaguan për votimin ndaj AKP-së”, tha ajo në Pressing .
Ndryshe, deputetët e partive opozitare të PDK-së dhe LDK-së janë ankuar se nuk po u jepet fjala në seancën e Kuvendit. Pas kësaj ka folur kryeministri Kurti duke thënë se është interesant që njerëzit që vazhdimisht e marin fjalën ankohen se s’po kanë mundësi me folë.
“Ne nuk duam t’ia ndalim fjalën askujt, ne duam ta ndalim hajninë, dhe ne kemi ardhur në qeverisje për ta ndalë hajninë. Folni sa të doni, s’ka kurfar problemi. Është interesante qysh njerëzit që vazhdimisht e marrin fjalën dhe flasin thonë se s’po kam mundësi me folë. S’po e di ai person a po e nin veten qysh pe ndihem na”, ka thënë Kurti.
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...