Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, përmes një statusi në facebook, ka thënë se njehet e lumtur që deputetët arritën të votojnë krijimin e një kodi të veçantë për mbështetje të bizneseve të grave.
Ajo ka bërë të ditur se ky kod prej tash e tutje është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nën Agjencionin për promovim dhe mbështetje të bizneseve, kodi subvencione dhe grante.
“Vlera e ndarë për grante të dedikuara bizneseve të grave për pjesën e mbetur të vitit 2020 është 400,000 €.
Falënderoj të gjithë deputetet që e mbështeten këtë propozim.Për të gjitha gratë dhe vajzat në biznes, uroj e shpresoj që sadopak të arrijmë të ju ndihmojmë në tejkalim të situatës aktuale dhe në rritje e promovim të afarizmit tuaj në të ardhmen”, ka shkruar Kusari-Lila.
Njoftimi i saj i plotë:
E lumtur që sot arritëm ta krijojmë kodin e veçantë për mbështetje të bizneseve të grave në Kosovë me rishikimin e buxhetit.
Ky kod prej tash e tutje është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nën Agjencionin për promovim dhe mbështetje të bizneseve, kodi subvencione dhe grante.
Vlera e ndarë për grante të dedikuara bizneseve të grave për pjesën e mbetur të vitit 2020 është 400,000 €.
Falenderoj të gjithë deputetet që e mbështeten këtë propozim.
Për të gjitha gratë dhe vajzat në biznes, uroj e shpresoj që sadopak të arrijmë të ju ndihmojmë në tejkalim të situatës aktuale dhe në rritje e promovim të afarizmit tuaj në të ardhmen.
Nga pozita e deputetës dhe anëtares së Komisionit për Zhvillim Ekonomik, do ta mbikqyrë nga afër zbatimin e këtij programi.
#PërGratëNëBiznes
#FuqizimiEkonomikIGrave
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsis...
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit
Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kt...